Roma dorëzohet për Mahrezin

Futboll

Roma dorëzohet për Mahrezin

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:14
Riyad Mahrez

Sipas Sky Sport Italia, Roma është dorëzuar për transferimin e Riyad Mahrez nga Leicester City.

Giallorossët u kishin vënë anglezëve një afat që deri sot të japin përgjigje për lojtarin.

Televizioni italian thotë se romakët nuk do të presin më pasi është refuzuar edhe oferta e tyre e fundit prej 35 milionë euro.

Dhelprat duan hiq më pak se 44 milionë euro, ndërsa Roma do të mund të shkonte deri në shifrën prej 40 milionë me bonuse.

Monchi beson se oferta prej 35 milionë eurove është e drejtë për algjerianin.

Mahrez ka thënë publikisht se do të dëshironte të bisedonte me Romën, por jo para se klubet të merreshin vesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat