Fjalët e fundit që Messi ia tha Neymarit para së te largohej – Premtimi u bë në sytë e Suarezit dhe ishte hiq më pak se ‘Topi i Artë’

Futboll

Fjalët e fundit që Messi ia tha Neymarit para së te largohej – Premtimi u bë në sytë e Suarezit dhe ishte hiq më pak se ‘Topi i Artë’

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:46
Lionel Messi dhe Neymari

Lionel Messi i kishte premtuar Neymarit se nëse nuk largohet nga Barcelona do të bëjë fitues të ‘Topit të Artë’

Neymar është larguar nga Barcelona për shumë e 222 milionë eurove duke u larguar edhe nga treshja më e fortë në histori e njohur si MSN.

Por para se të largohet Messi dhe Luis Suarez e kanë provuar tentativën e fundit që ta bindin për të mos u larguar.

Treshja ishin në hotelin Sheraton Parsippany në New Jersey, ndërsa të nesërmen do të luanin me Juventusin ndeshje miqësore në Metlife Stadium.

Sipas Diario Sport, Messi i ka thënë Neymarit: ‘Çfarë dëshiron? A dëshiron ta fitosh Topin e Artë? Unë do të të bëjë me ‘Top të Artë’”.

Këto ishin fjalët e fundit të Messit që i tha Neymarit për të qëndruar.

Kjo do të nënkuptonte që brazilianin të gjuante më shumë penallti dhe gjuajte të lira, ndërsa të ishte edhe pjesë e përfundimit të aksioneve më shpesh, ndërsa Messi do të tërhiqej të luante si mesfushor.

Neymar këtë ndejnë e provoi kundër Juventusit, ku Messi ishte kthyer në ‘shërbëtor; të tij duke i dhënë dy asistime ku braziliani shënoi Gianluigi Buffon.

Messi ka fituar çdo çmim individual që fitohet deri më tani., ndërsa ‘Topa të Artë’ i ka fituar pesë.

Neymar nuk e dëgjoi këshillën e Messit dhe vendosi të largohej, ndërsa argjentinasi e përshëndeti më një mesazh në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat