PSG pritet që ta ndal ritmin për Mbappen

Futboll

PSG pritet që ta ndal ritmin për Mbappen

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 00:16
Kylian Mbappe

Nasser Al-Khelaifi është nën presion për blerje të lojtarëve dhe Paris Saint-Germain pritet ta ndal ritmin me Kylian Mbappen.

222 milionë eurot e dhëna për Neymarin kanë bërë që klubi francez me blerjen e Mbappes të rrezikojë që kjo shumë të shkojë afron 400 milionë eurove.

PSG ishte afër të nënshkruajë me 18-vjeçarin për 180 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas medieve çmimet vetëm për dy lojtarët do të shkonin mbi 400 milionë euro.

Kjo ka bërë që PSG, të ketë frikë nga rregullat e Financial Fair Play.

Al-Khelaifi ka vendosur që të pres paksa, tani për tani, për ta marr përfundimisht vendimin pastaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat