Dinamo në alarm

Futboll

Dinamo në alarm

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 13:38
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu nga Korça ndoshta është një rival shumë i lehtë në letër, por asnjëri nga trajnerët nuk do të donte t’i kishte jashtë yjet e ekipit për ndeshjen e “play off”-it në Ligën e Europës. Këtë luks zgjedhjesh nuk e ka dot numri një i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvintanoviç, i cili ditën e djeshme është njohur me një lajm aspak të këndshëm nga infermieria.
Dy lojtarët më të mirë të skuadrës kroate, Sudani dhe Ante Çoriç, janë në dyshim për sfidën me Skënderbeun, për shkak se ndiejnë shqetësime në kofshë dhe kanë probleme muskulore. Stafi dhe mjekët janë duke bërë gjithçka për t’i rikuperuar për nesër, por ende nuk dihet nëse do të luajnë apo jo kundër korçarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat