Montella: Ky është futbollisti më i rrezikshëm i Shkëndijës

Futboll

Montella: Ky është futbollisti më i rrezikshëm i Shkëndijës

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:20
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella ka folur para ndeshjes me Shkëndijën.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka lavdëruar talentin e Shkëndijës, Besart Ibraimi.

Milani dhe Shkëndija do të përballen në “San Siro” në “Play-Off” të Europa League të enjten nga ora 20:45 dhe Montella më së shumti i frikësohet Ibraimit.

“Shkëndija është skuadër me ide të qarta. Dinë se si të luajnë, të sulmojnë. Kanë lojtarë të talentuar dhe të paparashikueshëm, si Ibraimi”, tha Montella në konferencën për media para kësaj sfide.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat