S'ka falje për Ronaldon

Futboll

S'ka falje për Ronaldon

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:09
Cristiano Ronaldo

Apelimi i Real Madridit kundërpezullimit me pesë ndeshje për Cristiano Ronaldon ka dështuar, pasi FA spanjolle e ka hedhur poshtë atë. 
Shtyrja dnaj gjyqtarin Ricardo de Burgos Bengoetxea, i kushtoi Ronaldos katër ndeshje shtesë përpezullim dhe një ndeshjeje tjetër shtesë si pasojë e kartonit të kuq. Ndonëse kishte pak shpresa për pezullimin e dënimit me katër ndeshje, kishte shpresë që kartoni i dytë i verdhë i dhënë për shtyrje do të anullohej. 
Por nuk paska qenë kështu, Nr.7 do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e dytë të Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës dhe për katër ndeshjet e ardhshme të Los Blancos në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat