Mattuidi zbarkon në Torino

Futboll

Mattuidi zbarkon në Torino

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:53
Blaise Mattuidi

Blaise Mattuidi zbarkon në Torino. Më në fund është arritur zyrtarisht marrëveshja mes Juventus dhe Psg, për transferimin e mesfushorit në radhët e bardhezinjve.

Parisienët kishin kërkuar 25 milionë Euro për ta lënë të lirë lojtarin, ndërkohë që falë edhe ndërhyrjes së menaxharit të Matuidi, Mino Raiola, gjithçka është mbylluar për shumën e 20 milionë Eurove, plus bonuse. Thelbësorë që gjërat të mbylleshin me sukses, ka qënë dhe vendimi i mesfushorit, i cili vendosi të braktiste Psg, duke parë minutat e pakta që atij i viheshin në dispozicion, kërkon të ketë një sezon protagonisti, pasi nuk dëshiron që të mbetet dhe jashtë Kombëtares Franceze për botërorin Rusi 2018.  Blaise do të zhvillojë vizitat mjekësore si dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se ai do të jetë i gatshëm në sfidën ndaj Calgierit.

Përsa i përket cështjes së një qëndër mbrojtësi, Ezequeil Garay është dëshira e drejtuesv të klubit bardhezi.  Në garë për të është edhe Spartu i Moskës por, dëshira e lojtarit është transferimi tek kampionët e italisë. Me shumë gjasa në ditët e ardhshme, Juventus do të zyrtarizojë dhe afrimin e Garay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat