Niang dhe Paletta nuk stërviten për Shkëndijën

Futboll

Niang dhe Paletta nuk stërviten për Shkëndijën

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:55
M’Baye Niang

Futbollistët M’Baye Niang dhe Gabriel Paletta nuk janë stërvitur me Milanin para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shkëndijës, gjë që nenupton se ata janë në shitje.

Rossonerët kanë zhvilluar seancën stërvitore këtë pasdite (e mërkurë), ndërsa dy lojtarët e përmendur munguan.

Niang është në bisedime me Spartakun e Moskës, ku mund të kalojë për një shumë ndërmjet 18 dhe 20 milionë euro.

Ndërkaq, Paletta ka qenë i lidhur me skuadra, si Torino, Genoa dhe Fiorentina.

Nga ana tjetër, në stërvitje janë angazhuar Jose Ernesto Sosa dhe Alessio Romagnoli, i cili është duke u kthyer nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushe për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat