Ronaldo komenton vendimin Apelit për suspendimin me pesë ndeshje

Futboll

Ronaldo komenton vendimin Apelit për suspendimin me pesë ndeshje

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:32
Ronaldo është suspenduar me pesë ndeshje, shkau i ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Cristiano Ronaldo është shprehur i dëshpëruar me Komitetin e Apelit, pasi vendimit për ta suspenduar me pesë ndeshje

Ylli i Real Madridit, ka shpërthyer në Instagram, pas vendimit për ta suspenduar me pesë ndeshje. Portugezi mendon se kjo është e ekzagjeruar dhe qesharake. Ai madje këtë vendim e quan edhe persekutim ndaj tij.

“E pamundur të qëndrojë imun në këtë situatë, 5 ndeshje!! Mua më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, kjo mund të quhet persekutim. Faleminderit bashkëlojtarëve për mbështetjen dhe tifozëve”, shkruan Ronaldo në Instagram.

Ronaldo është suspenduar me pesë ndeshje, shkau i ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe për arsye se shtyu gjyqtarin pas këtij vendimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat