Zyrtare: Behrami nënshkruan për Udinesen

Futboll

Zyrtare: Behrami nënshkruan për Udinesen

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:38
Valon Behrami

Udinese ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Valon Behrami.

32-vjeçari ka arritur nga Watfordi dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit të tretë.

“Kishim nevojë për një lojtar me këto karakteristika dhe me këtë përvojë, ndërsa Behrami donte ta sfidonte veten sërish në Serie A”.

“Transferimi është mbyllur shumë shpejt. Është një blerje e rëndësishme, një investim për këtë sezon dhe për projektin që jemi duke e çuar përpara”, ka thënë drejtori gjeneral i Udines, Franco Collavino.

Behrami ka përvojë të madhe në Serie A, pasi në të kaluarën ka luajtur për klube, si Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina e Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat