Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Futboll

Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:42
Skuadra e plotë e Milanit

Milani e ka bërë publike listën e plotë të lojtarëve për ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Shkëndijës, e cila është e vlefshme për kualifikimet drejt fazës së grupeve të Europa League.

M’Baye Niang, Gabriel Paletta, Jose Sosa, Gustavo Gomez, Davide Calabria, Lucas Biglia dhe Alessio Romagnoli nuk janë pjesë e ekipit të Vincenzo Montellas.

Disa prej tyre janë në listën e shitjeve, disa të lënduar, ndërsa të tjerët nuk janë në formën më të mirë për lojë.

Skuadra e plotë e Milanit:

Portierë: Donnarumma, G. Donnarumma, Storari.

Mbrojtës: Abate, Antonelli, Bonucci, Conti, Gabbia, Musacchio, Rodriguez, Zapata.

Mesfushorë: Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Montolivo.

Sulmues: Borini, Cutrone, Andre Silva, Suso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat