Hasani: Me Perisicin nuk kemi folur për Milanin

Futboll

Hasani: Me Perisicin nuk kemi folur për Milanin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 00:23
Ferhan Hasani dhe Ivan Perisic

Ferhan Hasani dhe Ivan Perisic kanë një shoqëri nga koha e tyre e përbashkët te Wolfsburgu.

Ndërsa në momentin e shkuarjes në Milano, kapiteni i Shkëndijës është takuar me mesfushorin kroat, i cili luan për rivalin e Milanit, Inter.

Ndërsa nuk ka munguar edhe pozimi i përbashkët i dy futbollistëve dhe publikimi i një fotografi në rrjetet sociale.

Dhe natyrisht se diçka e tillë ka tërhequr vëmendje dhe gjatë konferencës për shtyp, Hasani është pyetur edhe për takimin me futbollistin e Interit.

“Nuk kemi folur me Perisicin për Milanin. Kemi folur për jetët tona personale”, ishte përgjigja e kapitenit të Shkëndijës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat