Presidenti i UEFA-s do të vizitojë FFK-në

Futboll

Presidenti i UEFA-s do të vizitojë FFK-në

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 07:21
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, sot do të vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku do të pritet nga kreu i kësaj federate Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.

FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. 
 

Gjatë kësaj vizite presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat