Menaxheri i Barcelonës: Jemi afër Coutinhos dhe Dembeles

Futboll

Menaxheri i Barcelonës: Jemi afër Coutinhos dhe Dembeles

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 08:45
Coutinho dhe Dembele

Barcelona është afër që t’i kompletojë marrëveshjet me Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, sipas menaxherit të klubit, Pep Segura.

Blaugranat janë vënë pas Coutinhos dhe Dembeles, pas shitjes së Neymarit në PSG për 222 milionë euro.

“Coutinho dhe Dembele, janë të dy afër. Jemi me shpresë se do ta veshin fanellën e Barces”.

“Derisa marrëveshjet të mbyllen unë nuk mund të them asgjë. E dimë që duhet ta ndihmojmë skuadrën për ta forcuar dhe këtë jemi duke e bërë”.

Sipas së përditshmes spanjolle Sport, Barcelona ka marrëveshje më të dy lojtarët tani pritet vetëm të mbyllet me klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat