Zidane flet pas fitores ndaj Barcelonës

Futboll

Zidane flet pas fitores ndaj Barcelonës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:10
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi tani e ka mbyllur një cikël dhe do ta fillojë një tjetër. 

Los Blancos fituan Superkupën e Spanjës duke e mposhtur Barcelonën në dy ndeshej.

“Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Luajtëm me një intensitet të lartë dhe jemi t lumtur që fituam edhe një trofe”.

Ai foli edhe për Marco Asension, por nuk i dha shumë merita personale, duke thënë se grupi është ai që po i fiton ndeshjet.

“Jo vetëm ai është duke bërë mirë, grupi dëshiron të vazhdojë të fitojë”.

“Më pëlqej ajo që ndodhi, e dua futbollin dhe kur shoh gol të tillë e shijoj, sikurse të tjerët”.

“E kemi mbyllur një cikël me fitimin e Superkupës dhe tani duhet ta fillojmë një tjetër me katër trofe para vetës dhe do të jetë e komplikuar”.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përgatitemi për këtë sfidë”, ka thënë Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat