Futbollisti dibran që jeton në SHBA, Dilaver Dilly Duka të enjten nënshkroi me Red Bull – Nju Jork, pas stërvitjes me ekipin për disa javë shkruan portali Dibra Jonë.
Duka, është një mesfushor 27-vjeçar i cili u rrit në Montville, u shit vitin e kaluar nga Kolomb në korriku pas një zënke në mediat sociale me trajnerin Gregg Berhalter.
“Unë jam këtu për të dhënë 100% çdo ditë dhe për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që unë mundem sukuadrën” tha Duka në një njoftim për shtyp. “Ekipi i Red Bulls është i klasit të parë dhe unë shoh që çdo ditë, çdo lojtar është i uritur për sukses me këtë sukadër”.
Duka ka dalë nga sistemi i Akademisë Red Bulls, ishte një pjesë e ekipit kombëtar U23 të Shteteve të Bashkuara dhe luajti dy sezone me Rutgers. Ai u rradhit i teti me Kolomb në vitin 2010. Duka ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 14 asistime në 138 paraqitje sezonale me Crew, Chicago dhe Montreal.
“Dilly është një lojtar veteran, dhe stafi ynë e njeh shumë ate,” tha drejtori sportiv i Red Bulls, Denis Hamlett. “Ne e kemi pasur atë në stërvitje për disa javë dhe ne e kemi pëlqyer atë që ai ka treguar. Ai sjell cilësi në sulmin tonë dhe përvojë.”