Sergio Ramos tallet me Messin

Futboll

Sergio Ramos tallet me Messin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:11
Sergio Ramos dhe Leo Messi

Sergio Ramos luajti me nervat e Leo Messit në pjesën e dytë të ndeshjes Real Madrid-Barcelona, që përfundoi me fitoren 2-0 të madrilenëve.

Kapiteni i Realit, kur loja ishte ndalur për një goditje dënimi, i ofroi topin kapitenit të Barcelonës. Kur Messi zgjati duart për ta marrë, Sergio Ramos e hodhi lart.

Messit nuk i pëlqeu aspak kjo tallje dhe nuk i kurseu ofendimet për Ramosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat