“Ballistët” me dhjetëra autobusë në “San Siro”

Futboll

“Ballistët” me dhjetëra autobusë në “San Siro”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:00
Stadiumi në San Siro

Milani pret sot Shkëndijën në ndeshjen “play off” të Champions League, e programuar për t’u zhvilluar në orën 20:45, në stadiumin “San Siro”. Njëri ndër tifo-grupet më të zjarrta shqiptare, “Ballistët”, nuk do ta lënë vetëm Shkëndijën as në udhëtimin e vështirë për në Itali, ku do të përballen për të siguruar fazën në grupe të Europa League.

17 autobusë me “ballistë” janë nisur drejt Italisë për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës kundër Milanit në ndeshjen që do të zhvillohet sot në “San Siro”. Tifozëve u është kërkuar që të mbajnë shalle dhe fanella të Shkëndijës, ndërsa nga klubi bëhet e ditur se 17 autobusë tashmë janë rrugës për në Milano.

Klubi i Milanit njoftoi se deri dje ka shitur 33 mijë bileta për ndeshjen kundër Shkëndijës, ndërsa u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër pasi nuk është ndeshje e lehtë dhe skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre. Shifrat e ndeshjes së Kraiovës (65 mijë tifozë) vështirë të arrihen, pasi mesi i gushtit zakonisht është kohë pushimesh për italianët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat