Ish kryeministri Sali Berisha: Shkëndija e Tetovës bën sot historinë!

Futboll

Ish kryeministri Sali Berisha: Shkëndija e Tetovës bën sot historinë!

Nga: K.G. Më: 17 gusht 2017 Në ora: 13:26
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në profilin e tij, se “Shkëndija e Tetovës bën sot historinë!”. “Te dashur miq, "Shkëndija" e Tetovës luan sot ndeshjen e historisë së ekipeve të kombit shqiptar. Ekipi i parë shqiptar që zbret në "San Siro", përballë "Milanit" 7 herë fitues i kupës se kampioneve në Champions dhe klubi që ka më së shumti trofe të të gjitha llojeve në glob. Ndeshen direkt për kualifikim. Asnjë ekip shqiptar nuk ka qene kaq afër historisë. Një urim të përzemërt nga të gjithë ne për Shkëndijën, trajnerin, kapitenin, lojtarët dhe tifozat kuqezinj të saj. Fitore!”, shkruan ish kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat