Paulinho prezantohet te Barcelona

Futboll

Paulinho prezantohet te Barcelona

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:43
Barcelona e ka prezantuar blerjen me të re Paulinhon.

Lojtari erdhi nga Guangzhou Evergrande për 40 milionë euro dhe premtoi punë të madhe në skuadrën e re.

“Është moment special në jetën dhe karrierën time”.

“E falënderoj klubin për këmbëngulësinë për të më blerë. E kisha të qartë në kokë dhe do ta bëj punën time”.

Në anën tjetër presidenti, Josep Maria Bartomeu, e ka falënderuar lojtarin për dëshirën e tij që të bashkohet me Barcelonën.

“Faleminderit që pranove ofertën e Barcelonës dhe punën që bërë që të jesh këtu”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat