Njeriu i parë i UEFA-së vizitoi FFK-në

Futboll

Njeriu i parë i UEFA-së vizitoi FFK-në

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:48
Alexander Ceferin në mes e FFK-së

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku është pritur nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur deklarata për media pas takimit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ceferin në rajon që nga emërimi i tij si president i institucionit më të lartë evropian të futbollit, dhe duke ditur kontributin e tij të jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjatë kohës sa ishte kryetar i Federatës Sllovene të Futbollit (FAS).

Përveç vizitës në FFK, Alexander Ceferin do të ketë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Pas kësaj, Ceferin do të vizitojë edhe stadiumin e Prishtinës për të shikuar nga afër punimet për rinovimin e stadiumit, ndërsa më vonë do të mbajë edhe një konferencë për media në FFK.

Në këtë vizitë Ceferin ishte i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të tjerë të UEFA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat