Valdes pensionohet nga futbolli

Futboll

Valdes pensionohet nga futbolli

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:09
Victor Valdes

Ish-portieri i Barcelonës i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Victor Valdes ka vendosur t’i jep fund karrierës në futboll.

Sipas Mundo Deportivo ish-portieri i disa klubeve të njohura evropiane, do të nisë një produksion televiziv të tijin pas largimit nga futbolli, transmeton KosovaPress.

Valdes sa ka qenë pjesë e Barcelonës ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa vitet e fundit ka luajtur në Premier Ligë, fillimisht me Manchester United, kurse vjet ishte pjesë e Middlesbrough.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat