Suarez shqetëson Barcelonën

Futboll

Suarez shqetëson Barcelonën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:35
Luis Suarez

Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez, e ka shqetësuar skuadrën e Barcelonës. Ai pas humbjes (në Superkupën e Spanjës) me rezultat 2:0 nga Real Madridi, ndjen një lëndim në gju. Mediat spanjolle konfirmojnë se Suarez do të mungojë në tri javët e para të La Ligës ndaj Betis, Alaves dhe Espanyol e më shumë gjasa nuk do të jetë në fushë edhe në takimin e parë të Champions League.

Kjo është shqetësuese për katalunasit, të cilët po kalojnë një formë të dobët. Lëndimi në gju duket serioz, aq sa mjekët nuk japin një datë të saktë se kur mund të rikthehet në fushë sulmuesi uruguaian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat