Ceferin: Do ta vazhdojmë përkrahjen për Kosovën

Futboll

Ceferin: Do ta vazhdojmë përkrahjen për Kosovën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:19
Aleksander Ceferin e Fadil Vokrri

Pas vizitës që bëri në kryeministri, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë dhe në muzeun “Pavarësia”, presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Ceferin dhe presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, kanë mbajtur një konferencë për media. Me këtë rast presidenti Vokrri edhe një hjerë shprehur falënderimin e madh për presidentin Ceferin për mbështetjen e tij të vazhdueshme që ka dhënë për futbollin e Kosovës, si para ashtu edhe pas anëtarësimit në UEFA, duke shprehur besimin e plotë që përkrahja e UEFA-s nuk do të mungojë as në të ardhmen. Në anën tjetër, presidenti Ceferin, është shprehur i nderuar që vizitën e parë në rajon e ka bërë pikërisht në Kosovë, derisa ka thënë se presidentin Vokrri e ka mik të madh dhe e ka vlerësuar si legjendë të futbollit. Presidenti Ceferin ka thënë se do të vazhdojë ta përkrahë FFK-në, sikurse edhe federat tjera me projekte të ndryshme, pasi sipas tij FFK si federatë e re ka nevojë më shumë për përkrahje. Në fund, presidenti Vokrri dhe presidentin Ceferin shkëmbyen disa dhurata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat