FIFA publikon 24 kandidatët për futbollistin e vitit

Futboll

FIFA publikon 24 kandidatët për futbollistin e vitit

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:33
Çmimi për futbollistin e vitit

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA do të ndajë edhe këtë vit çmimin për futbollistin më të mirë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FIFA ka publikuar listën prej 24 kandidatëve për ta fituar këtë çmim.

Ajo që bije në sy është se kampionët aktual të Evropës, Real Madrid kanë numrin më të madh të futbollistëve në listë.

‘Los Blancos’ prezantohen me shtatë futbollistë ku janë përfshirë, Keylor Navas, Daniel Carvajal, Sergio Ramos, Marcelo, Luka Modric, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë që vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar pikërisht një futbollist i Realit, Cristiano Ronaldo.

Lista e 24 futbollistëve kandidat për më të mirin e vitit 2017:

Pierre – Emerick Aubameyang
Leonardo Bonucci
Gianluiggi Buffon
Cristiano Ronaldo
Antoine Girezmann
Paulo Dybala
Daniel Carvajal
Eden Hazard
Andres Iniesta
Zlatan Ibrahimovic
N’Golo Kante
Harry Kane
Robert Lewandowski
Toni Kroos
Marcelo
Luka Modric
Lionel Messi
Manuel Neuer
Sergio Ramos
Keylor Navas
Neymar JR
Arturo Vidal
Alexis Sanchez
Luis Suarez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat