Flet vëllai i Ballistit, tregon të rejat e fundit për ekstradimin në Serbi

Futboll

Flet vëllai i Ballistit, tregon të rejat e fundit për ekstradimin në Serbi

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:42
Ismail Morina

Vëllai i Ismail Morinës "Ballistit", ka folur në një intervistë direkte për "Report TV". Xhevahir Morinaka treguar se është aprovuar vendimi që Ballisti të ekstradohet në Serbi.
Ai i ka përmendur dy mundësitë e fundit të shpëtimit nga ekstradimi për Ballistin.
"Po, është marrë vendimi për ekstradimin e tij. Gjykata e lartë do të shqyrtoi ankesën tonë për të rrëzuar këtë vendim. Në rast se aprovohet atëherë fati i jonë do të jetë në duart e ministrit të Drejtësisë që do të marrë vendimin final. Në rast se Ballisti ekstradohet në Serbi, jeta e tij do të rrezikohet qind për qind. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të na ndihmojnë që të pengojnë këtë vendim" ka thënë Xhevahir Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat