Zyrtare: Largohet nga Interi, Palacio nënshkruan me Bolognën

Futboll

Zyrtare: Largohet nga Interi, Palacio nënshkruan me Bolognën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:28
Rodrigo Palacio

Sulmuesi argjentinas, Rodrigo Palacio edhe zyrtarisht është larguar nga Interi.

Ish-reprezentuesi i Argjentinës, është larguar nga Inter si futbollistë i lirë pasi ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Ai ka vendosur që të vazhdoj karrierën përsëri në Serie A, duke iu bashkuar Bolognës.

Palacio ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën italiane.

Argjentinasi është prezantuar në klubin e ri dhe ka zgjedhur fanellën me numër 24.

Për 35-vjeçarin Bologna do të jetë skuadra e tretë në Itali pas Genoas dhe Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat