Kryeministri Mustafa priti Presidentin e UEFA-së

Futboll

Kryeministri Mustafa priti Presidentin e UEFA-së

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:53
ryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Presidenti i UEFA-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim presidentin e UEFA-së, Aleksander Çeferin, i cili po viziton Kosovën. 
Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Vlora Dumoshi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
Kryeministri Mustafa e falënderoi presidentin e UEFA-s për përkrahjen gjatë anëtarësimit por edhe mbështetjen e madhe që UEFA po vazhdon të jap për Kosovën.
Po ashtu, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e futbollit, konkretisht për vazhdimin e trajtimit me prioritet të investimeve në infrastrukturën sportive, në infrastrukturën ligjore, fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për futbollin e Kosovës.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin, shprehu përkrahjen e mëtejshme të UEFA-s për futbollin e Kosovës edhe në të ardhmen.
 
Presidenti Çeferin vlerësoi, po ashtu, punën që institucionet e Kosovës pobëjnë në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e futbollit duke premtuar mbështetje konkrete të UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat