Rikthehet Ademir Souza, firmos me Laçin

Futboll

Rikthehet Ademir Souza, firmos me Laçin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:21
Ademir Souza

Ademir Souza rikthehet në Shqipëri. Mbrojtësi brazilian ka firmosur për skuadrën e Lacit dhe vetë futbollisti ka postuar një foto në instagramin e tij teksa lajmëronte udhëtimin për në Shqipëri. 31 vjecari do të jetë pjesë e kurbinasve në sezonin e ri, sic kishte paralajmëruar pak ditë më parë dhe Sport Neës, me Lacin që kërkon të shtojë një element me vlera në sezonin e ri.

Ademir në sezonin e fundit luajti me skuadrën e Jacobinës në Brazil, ndërsa ka qenë dhe më parë pjesë e Lacit, me të cilin realizoi dhe një gol në mars të 2016-tës ndaj Teutës. Me Afrimin e Ademir, Laci përforcon dhe repartin e mbrojtjes dhe tani mund të ndihet i sigurtë pas.

Ademir kujtojmë që ka luajtur dhe me skuadrën e Skënderbeut më parë në Superiore, ndaj futbolli shqiptar është një ambjent që ai e njeh shumë mirë. Afrimi i Ademirit ishte një këmbngulje e drejtuesve të Lacit, që dëshironin të kishin një mbrojtës me përvojë për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat