Ja sa milionë ka fituar Milan nga shitja e biletave për ndeshjen me Shkëndijën

Futboll

Ja sa milionë ka fituar Milan nga shitja e biletave për ndeshjen me Shkëndijën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:13
Biletat e shitura

Milan ka deklasuar Shkëndijën e Tetovës me rezultat 5:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa Leagues

Pavarësisht se luante ndaj një skuadre shumë të vogël, numri i tifozëve në San Siro ishte shumë i madh.

Saktësisht për këtë ndeshje u shitën 40.613 bileta, aq sa ishin të pranishëm edhe në stadium.

Nga shitja e këtyre biletave, Milan ka fituar hiç më pak se sa 1.146.438.00 euro.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës, ku edhe aty pritet të ketë një numër të madh të tifozëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat