Trajneri i Shkëndijës bën një premtim për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit

Futboll

Trajneri i Shkëndijës bën një premtim për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:27
Qatip Osmani

Qatip Osmani e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur mirë ndaj Milanit, sidomos në fazën mbrojtëse

Shkëndija është mposhtur 6:0 në ndeshjen e parë nga Milani në kualifikimet për Europa League dhe sipas trajnerit Qatip Osmani fajtorë për këtë ishte faza mbrojtëse.

Por, ai premton se në ndeshjen e kthimit në Maqedoni, skuadra do të ketë prezantim shumë më të mirë.

“Sot nuk ishim në nivelin e duhur, veçanërisht në mbrojtje, ku bënim gabime që një ekip si Milani din t’i dënojë”, tha Osmani gjatë konferencës për media.

“Ne po përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë se do të prezantohemi shumë më mirë, do të bëjmë një lojë më të bukur”, tha në fund ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat