Can flet për largimin e Coutinhos

Futboll

Can flet për largimin e Coutinhos

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:30
Emre Can dhe Philippe Coutinho

Emre Can nuk e di nëse Philippe Coutinho do të largohet për të kaluar në Barcelonë.

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka lavdëruar Philippe Coutinhon, për të cilin ka thënë se është një nga më të mirët në botë.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth të ardhmes së brazilianit, ku insistoi se nuk e di nëse do të largohet, por nëse kjo ndodh, atëherë ata i dëshirojnë atij më të mirën.

“Nëse ai largohet, nëse ai dëshiron të largohet, atëherë të gjithë ne i dëshirojmë atij më të mirën. Ai është një nga më të mirët në botë”, tha Can për mediat angleze.

Coutinho shihet si zëvendësues i Neymarit në Barcelonë, por Liverpool kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat