Trajneri i Skënderbeut paralajmëron Dinamo Zagrebin për ndeshjen kthyese

Futboll

Trajneri i Skënderbeut paralajmëron Dinamo Zagrebin për ndeshjen kthyese

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:52
Ilir Daja

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar një hap të madh para barazimit 1-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit, pavarësisht mënyrës se si rrodhën ngjarjet në ndeshje. Pas takimit, trajneri i Skënderbeut, nuk ka ngurruar të paralajmërojë rivalët se në takimin e kthimit në Elbasan, do të kenë përballë një ekip edhe më të fortë, të mbështetur nga një tifozeri e zjarrtë.

“Mund të them se ne morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk e kam parë ende videon por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje. Nuk i dhamë shumë kohë dhe hapësirë Dinamos dhe u paralizuam nga faullet. Ky është një rezultat i madh për ne, do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”, ka thënë ai pas takimit.

Më tej Daja ka thënë se barazimi 1 me 1 është rezultat i mirë për skuadrën e Skënderbeut, ndërsa shtoi se gjithçka ende është e hapur.

“Dinamo ka një skuadër të madhe, ne mund ta fitonim, por edhe ky 1-1 është një rezultat i mirë për ne. Kush është i favorizuar? Është ende e hapur, do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse kthehemi pas te ajo që bëmë sot, është një hap i madh për ne në Ligën e Europës”.

“Ne u tërhoqëm në fund, nuk arritëm të kontrollonim më topin, por nuk mendoj se ishim të lodhur, edhe pse nuk ishim ashtu siç duhej”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat