Milan e konfirmon transferimin e një supersulmuesi

Futboll

Milan e konfirmon transferimin e një supersulmuesi

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 08:11
Nicola Kalinic

Milan është shumë afër transferimit të sulmuesit të Fiorentinas, Nicola Kalinic.

CEO i Milanit, Marco Fassone e ka pranuar se janë në bisedime të avancuara me Fiorentinën për sulmuesin Nicola Kalinic.

Kroati që nga fillimi i afatit kalimtar ka qenë dëshirë e trajnerit Vincenzo Montella dhe krejt në fund është pranë transferimit.

“Nuk ka logjikë që të mohojmë se jemi në negociata për Kalinic që një kohë të gjatë. Ne jemi në bisedime të avancuara”, tha Fassone pas fitores 6:0 ndaj Shkëndijës.

Fiorentina tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Kalinic, pasi ka nënshkruar me sulmuesin argjentinas, djalin e trajnerit të Atletico Madridit, Giovanni Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat