Çfarë nëse nuk do të ketë interesim nga klubet e Superligës?

Futboll

Çfarë nëse nuk do të ketë interesim nga klubet e Superligës?

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 15:01
Logo e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë seminarin teknik me temën “Skautingu & Analiza e ndeshjeve”. Kjo punëtori do të mbahet më 28 gusht, 2017 në Hotel ‘Emerald’ në Prishtinë dhe do të zgjasë nga ora 9:00 deri në orën 13:00.
Pjesëmarrës në këtë seminar mund të jenë maksimum dy persona nga një klub dhe që kanë një pozitë udhëheqëse teknike në një klub të Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës (p.sh. kryetrajneri, trajneri ndihmës, shefi i Departamentit të të rinjve etj.)

Seminari do të zhvillohet nën udhëheqjen e Drejtorit Teknik të FFK-së, Michael Nees. 

Në rast se nuk do të ketë interesim të mjaftueshëm nga klubet e Superligës dhe Ligës së parë, atëherë do ta zgjerojmë pjesëmarrjen me trajnerë tjerë të interesuar dhe staf teknik nga klubet tjera (por pjesëmarrësit duhet ta kenë të paktën licencën UEFA B).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat