Bayern ndalon Ancelottin të pijë duhan

Futboll

Bayern ndalon Ancelottin të pijë duhan

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:03
Carlo Ancelotti

Trajnerit Carlo Ancelotti nuk do t’i lejohet më që të pijë duhan në qendrën sportive të Bayern Munih. Drejtori i ri sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamidzic, ka vendosur rregulla të reja sapo ka marrë deyrën e re dhe një prej tyrë është të ndalojë trajnerin italian të pijë duhan në qendrën stërvitore të ekipit kampion të Gjermanisë.

“I kam kërkuar që të mos pijë më duhan në qendrën stërvitore dhe Carlo, si një trajner profesionist, e pranoi kërkesën”, ka thënë Salihamidzic për mediat gjermane. Ndërsa vetë trajneri Ancelotti, i pyetur për këtë çështje, shtoi: “Kjo është një gjë pozitive për shëndetin tim, por më e kënaqur nga të gjithë është gruaja ime”, u shpreh trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat