Gjithçka e kryer, Interi dhe Valencia shkëmbejnë Kondogbian me Cancelon

Futboll

Gjithçka e kryer, Interi dhe Valencia shkëmbejnë Kondogbian me Cancelon

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:06
Geoffrey Kondogbia dhe Joao Cancelo

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve.

Geoffrey Kondogbia do të largohet nga Interi për t’iu bashkuar Valencias, ashtu si edhe Joao Cancelo që do ta lë Mestallan për të shkuar në skuadrën e Luciano Spallettit.

Të dy klubet kanë rënë dakord për këtë shkëmbim lojtarësh, të cilët do të huazohen për nga një vit me të drejtë blerjeje në sezonin tjetër.

Valencia nëse dëshiron ta blejë Kondogbian vitin tjetër duhet t’i paguajë Interit 28 milionë euro, kurse për Cancelon zikaltërit do të duhet të paguajnë 32 milionë euro.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së premte derisa lojtarët janë në pritje për të kryer testet mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat