Neziri: Drenica do të jetë e fortë për të gjithë

Futboll

Neziri: Drenica do të jetë e fortë për të gjithë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:59
Flamur Neziri

Portieri i mirënjohur, Flamur Neziri, një kohë ka mbrojtur ngjyrat e 2 Korrikut, KEK-ut, Ulpianës, Hysit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Besës, Feronikelit, tani është pjesë e Drenicës nga Skenderaj, ka synime të mëdha për edicionin e ri në elitën e futbollit. Neziri do të debutojë në fanellën e Drenicës kundër Llapit të Podujevës, në takimin që luhet nesër në orën 17.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të javës së parë. Ai tha se nuk ka emocione, por e ndjen veten të nderuar që do të jetë në portën e skuadrës kuqezi. “Është nder ta mbroj portën e klubit me shumë traditë në futbollin e Kosovës, siç është Drenica”, tha Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Llapi një ekip me shumë përforcime, a besoni se do të ktheheni të pamposhtur? “Kemi punuar shumë dhe jemi angazhuar për ta filluar edicionin në mënyrën më të mirë dhe të bëjmë një ndeshje të mirë”, thotë portieri i KF Drenicës.  Ai tha se forca e tyre bazohet në grup: “Të gjithë së bashku duhet të jemi në nivel, kemi ekip me përvojë dhe besoj në këtë edicion do të jemi të fortë për të gjitha ekipet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat