Conte: Harrojeni Diego Costan, ai i përket të kaluarës

Futboll

Conte: Harrojeni Diego Costan, ai i përket të kaluarës

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:53
Diego Costa

Trajneri i Chelseat nuk dëshiron të flasë për sulmuesin spanjoll.

Akuzat e Diego Costas se po trajtohet si kriminel te Chelsea, e kanë bërë të qeshte trajnerin Antonio Conte, gjatë një interviste me gazetarë.

Trajneri italian ka theksuar se të gjithë te Chelsea e dinë se çfarë ka ngjarë me Diego Costan sezonin e kaluar dhe se spanjolli tashmë i përket të kaluarës.

“Është fantastike”, ka thënë duke qeshur Conte, kur është pyetur nga gazetarët për deklaratat e Costas.

“Unë mund t’iu them se të gjithë që punojnë te Chelsea, e dinë shumë mirë se çfarë ka ngjarë sezonin e kaluar”.

“Kjo intervistë është qesharake. Nuk dua të vazhdoj të flas për këtë çështje. Ai i përket të kaluarës”, ka thënë në fund Conte.

Diego Costa do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe kërkesa e tij e vetme është që të shkojë tek Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat