Murillo arrin në Valencia, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Murillo arrin në Valencia, pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:16
Jeison Murillo

Futbollisti kolumbian do t’i bashkohet skuadrës nga La Liga.

Jeison Murillo ka mbërritur sot gjatë ditës në qytetin e Valencias.

Futbollisti që i ka dhënë lamtumirën Interit, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri.

Kolumbiani do t’i kushtojë Valencias 13 milionë euro.

Murillo ishte pjesë e Interit që nga viti 2015 ku ishte transferuar nga Granada, por nuk ka arritur të përshtatej asnjëherë në skuadrën zi-kaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat