Barcelona me fanella të veçanta nderon viktimat

Futboll

Barcelona me fanella të veçanta nderon viktimat

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:27
Barcelona

Barcelona ka vendosur që ndeshjen e parë të La Ligës kundër Betisit ta luajë me fanella, në të cilat në vend të emrave të lojtarëve do të shkruajë emri i klubit të futbollit.

Katalonasit në këtë mënyrë dëshirojnë t’i nderojnë viktimat e sulmit terrorist, i cili ndodhi të enjten në Barcelonë.

'Blaugranët' kanë marrë lejen e Federatës së Futbollit të Spanjës, si dhe drejtuesve të La Ligës për të ndryshuar mbishkrimet në fanella.

Takimi do të fillojë me një minutë heshtjeje, ndërsa futbollistët në duar do të mbajnë një shirit të zi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat