Real Madrid cakton çmimin e Asensios

Futboll

Real Madrid cakton çmimin e Asensios

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 08:59
Marco Asensio

Real Madrid është i gatshëm ta blindojë talentin e ri, Marco Asensio.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se klubi madrilen ka vendosur ta rrisë dëmshpërblimin në kontratën e tij në Santiago Bernabeu në plot 500 milionë euro.

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ndeshjet përgatitore por edhe Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës duke zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.

Por, Real Madrid ka vendosur ta konfirmojë të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu me klausolën e re prej 500 milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat