Donnarumma: Neymar? Jo, më mirë ky përforcim i Milanit

Futboll

Donnarumma: Neymar? Jo, më mirë ky përforcim i Milanit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 09:39
Gianluigi Donnarumma

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka lavdëruar kapitenin e ri Leonardo Bonucci duke thënë se është më i lumtur me ardhjen e tij se të vinte një yll i madh si Neymar. Bonucci u largua nga Juventus duke iu bashkuar Milanit ku është emëruar kapiten i ekipit.

Dhe, Donnarumma ka lavdëruar kualitetet e qendërmbrojtësit.

“Neymar? Më mirë Bonucci”, deklaroi ai për mediat italiane.

“Më ka lënë shumë përshtypje prej ditës së parë kur ka ardhur në klub”, theksoi Donnarumma.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat