Gabigol huazohet te Sportingu

Futboll

Gabigol huazohet te Sportingu

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 12:11
Gabriel Barbosa

Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa duket se do t’i bashkohet Sportingut të Lisbonës.

Pasi ka dështuar të tregojë vetën në Inter, ‘Gabigol’ po kërkon një skuadër të re ku mund të luajë rregullisht.

Dy klubet janë në negociatat që disa ditë për të sqaruar të ardhmen e brazilianit.

Interi duket se më në fund është pajtuar që të paguajë gjysmën e pagës së Gabigolit, ndërsa gjysmën tjetër do ta paguajë Sportingu.

Prezantimi i reprezentuesit brazilian tek skuadra portugeze pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Pasi dështoi në vitin e parë me Interin, Gabigolit iu është kërkuar nga Luciano Spalletti që të gjejë një skuadër për të luajtur rregullisht dhe për ta rikthyer vetëbesimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat