Super ofertë për Kovacicin, por Reali e refuzon atë

Futboll

Super ofertë për Kovacicin, por Reali e refuzon atë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 14:48
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic ka mundur shumë lehtë të largohet nga Real Madrid.

Hapësirat e pakta të kroatit kanë bërë që ai të mendoj largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Por kampionët e Evropës nuk duan ta lënë të lirë atë, duke refuzuar edhe oferta të larta.

23-vjeçari ka zhvilluar dy ‘El Clasico’-t si titullar duke shkëlqyer dhe kjo ka bërë që kampionët evropian të refuzojnë ofertën e lartë për të.

Ishte gjiganti italian, Juventus që ka ofruar plot 75 milionë euro për transferimin e Kovacicit në Torino.

Por edhe pse ishte një ofertë tejet e lartë, Real Madrid ka rezistuar duke i thënë jo ‘Zonjës së Vjetër’.

Sipas medieve italiane, Juventus pritet të provojë edhe njëherë për ta rikthyer kroatin në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat