Spektakël në Lyon, Liga e Parë dhuron emocione

Futboll

Spektakël në Lyon, Liga e Parë dhuron emocione

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:07
Lyon

Nëse spektakli në Liguen e parë pritet nga PSG dhe Monaco, nuk duhet të zhgenjeheni kur një nga sfidat më të bukura e dhuron përabllja midis Olimpikut të Lionit dhe Bordos. Në Groupama skuadrat dhurpjnë spektakël në fushë, por në fund ndahen në barazim duke marë nga një pikë.

Dy fitoret në javët e para kishin rritur entuziazmin tek Lioni, që e nis furishëm sfidën, madje duke krijuar idenë e një tjetër suksesi të lehtë. Që në minutën e 10 është Nabil Fekir që con peshë stadiumin me një supergol, një perlë e tij nga rreth 50 metra.

Festojnë tifozët feston dhe trajneri Genesio në stol që shumë shpejt ndoshta mendon për llogari të mbyllura. Në minutën e 23 është hollandezi Tete që con rezultatin në 2-0, për të përforcuar akoma më shumë idenë e një sfide të mbyllur.

Por miqtë nuk dorëzohen, teksa protagonist në pjesën e parë bëhet spanjolli Sergi Darder që në harkun e 3 minutash mer dy të verdha për të lënë me një futbollist më pak Lionin. Bordoja shfrytëzon superioritetin numerik teksa në dhomat e zhveshjes shkon me një gol që rihap llogaritë. Në minutën e 41 është brazialiani Malcolm që ngroh të besuarit Gourvenec.

Nga dhomat e zhveshje Lioni del me besimin që mund të bëjë gjithcka mirë edhe në inferioritet, me Bertrand Traore që tregon klasin e tij. 10 milion eurot e shpenzuara për të duket se ia vlejtën, pasi jo vetëm ishte më i miri në fushë, por shënoi edhe golin e 3 duke krijuar imazhin e një sfide të mbyllur.

Megjithatë miqte tregojnë forcë karakteri pasi arrijnë të reagojnë në mënyrën e duhur. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt është danezi Lerager që rihap llogaritë dhe në kohën shtesë është sërish Malcolm që me golin e dytë personal dhe të tretin e mbrëmjes vulos rezultatin. Një pasdite emocionuese në Lion por që në fund nuk dhuron asnjë fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat