Partizani mundet në miqësoren kundër Ternanës

Futboll

Partizani mundet në miqësoren kundër Ternanës

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:50
Partizani

Pas fitores 2-1 me modestët e Vastezes, të kuqtë zhg?njyen me humbjen 3-1 në “Liberati” me Ternanën e Serisë B.

Golin për Partizanin e shënoi Milan Basrak në minutën e 73-të.

Goli i parë i Ternanës erdhi nga pika e bardhë. Krasniqi shkaktoi një faull dhe Montalto nuk gaboi në minutën e 42-të, pavarësisht se Alban Hoxha e kuptoi krahun.

Në minutën e 52-të, Ternana i ?oi shifrat në 2-0 me një gol të bukur të Varones me topin që përfundoi nën traversë.

Tri minuta më pas erdhi edhe goli i tretë i italianëve me anë të një autogoli, pas krosimit të Varones topi i kthyer në lojë nga Hoxha u përplas me një mbrojtës dhe rrjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat