Juve futet në garë për Boatengun

Futboll

Juve futet në garë për Boatengun

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:09
Jerome Boateng

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po kërkon një mbrojtës qendror.

Largimi i Leonardo Bonuccit ka bërë që në repartin defensivë të mbetet një hapësirë.

Kësisoj kampionët në fuqi të Italisë po tentojnë me çdo kusht transferimin e një mbrojtësi qendror.

Emri i ri në listën e Juventusit është ai i mbrojtësit gjerman, Jerome Boateng.

Reprezentuesi i Gjermanisë duket se ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe po mendon largimin nga ‘Allianz Arena’.

‘Zonja e Vjetër’ është duke menduar të ofrojë rreth 20 milionë euro që ta bind Bayernin të heqë dorë nga ylli i tyre.

Interesim për Boatengun kanë shprehur edhe Roma në Serie A dhe Nice në kampionatin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat