Thaçi: Prishtinë me cilësi

Futboll

Thaçi: Prishtinë me cilësi

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:45
Pamje nga një stërvitje e Prishtinës

Sot në orën 17.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Prishtina do të takohet me Dritën nga Gjilani, në ndeshjen e javës së parë të elitës së futbollit.

 “Prishtina në këtë vit ka ekip me shumë përvojë dhe normalisht me siguri që përvoja e tyre do të vije në shprehje që  nga ndeshja e parë e që është shumë me rëndësi për neve. Sido që të jetë presim fitore dhe kjo fitore të na jep vullnet dhe mundësi të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet tjera. Realisht Drita është ndër skuadrat më të përforcuara, por Prishtina e ka një përparësi se ka lojtarë më me cilësi dhe pres të shfrytëzojmë përparësitë e tyre.

Normalisht jam shumë i kënaqur me ardhjet e reja, të cilët përveç cilësive, më rëndësi për mua ka qenë se ata kanë dëshmuar se janë profesionistë dhe e duan punën e çka mua më mbetet vetëm të shpresojë se kjo do të vije në shprehje edhe gjatë kampionatit.

Duhet theksuar se ne nuk kemi vendosur me dëshirë të luajmë në Drenas, sepse kënaqësi e imja do të ishte të luajmë në stadiumin e qytetit, por stadiumet tjera në kryeqendër nuk i plotësojnë kriteret, e ai i Flamurtarit absolutisht nuk iu përshtatet lojtarëve që i kemi një përbërje. Po ashtu kemi pasur probleme edhe në Kastriot, pa e nënçmuar KEK-un, ne është dashur t’iu përshtatemi atyre për zhvillimin e ndeshjes, e mos të flasim për seanca stërvitore. Pra duke parë se çfarë futbollistë kemi, na është dashur të gjejmë stadium që i ngjan stadiumit dhe që kenë të përgatiten në fushë normale. Me këtë rast e falënderojmë si Komunën e Drenasit po ashtu edhe Feronikelin. Neve na është dashur buxhet shtesë të shpenzojmë për mundësinë e kushteve të stërvitjes, ku nuk dështon realizimi i planit dhe programit të punës”, tha kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat