Kololli me Lausannen ende pa fitore në Zvicër

Futboll

Kololli me Lausannen ende pa fitore në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:24
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli,  me Lausannen vazhdojnë të vuajnë për fitore në Kampionatin e Zvicrës. Lausanne në udhëtim pësoi humbje me rezultat 5:2 nga Thuni, në ndeshjen e javës së pestë.

Kololli u paraqit deri në minutën e 78-të, por nuk ia dolën ndaj skuadrës së Thunit e cila kishte të disponuar sulmuesit e saj. Lausanne renditet në vend të fundit me një pikë, kurse Thun renditet në pozitën e shtatë me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat